Sport

Gjiganti turk “në garë” për shërbimet e sulmuesit Vedat Muriqi

5 Maj 2021, 14:50 Nga DOSJA
Gjiganti turk “në garë” për shërbimet e

TURQI – Për rikthimin e sulmuesit kosovar Vedat Muriqit që është në skuadrën e Lazios, në njërin nga ekipet e mëdha të Turqisë, është duke u spekuluar shumë. Ende pa kaluar një vit nga transferimi zyrtar te skuadra e Inzaghit, sulmuesi i dardanëve është rikthyer në vëmendjen e medias në Turqi.

Gazeta turke ‘Fotomaç’ raporton se klubi i Beshiktashit, ka hyrë në një garë të ashpër për të përfituar nga shërbimet e Muriqit, në rast të transferimit të tij. Skuadra turke është shumë afër që të shpallet kampion në Turqi dhe po përgatit grupin për pjesëmarrje në Championas League edicionin e ardhshëm.

Vedat Muriqi, deri tani nuk ka arritur të lërë gjurmë në futbollin italian. Sulmuesi kosovar ka përfunduar shpesh në bankinë te Lazio, pa arritur t’i gjejë vendin vetes. Për këtë arsye, mediat raportojnë se ai mund të largohet nga kryeqyteti italian në fund të sezonit.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport beshiktashit championas league fenerbahce skuadra e inzaghit vedat muriqit beshiktashit championas league fenerbahce skuadra e inzaghit vedat muriqit

Sondazh

Poll