Politike

Kërcënoi gazetarin Ergys Kavaja, Helidon Bushati kërkon falje publike: Jam njeri prej gjaku dhe mishi, u përfshiva emocional

5 Maj 2021, 17:41 Nga DOSJA
Kërcënoi gazetarin Ergys Kavaja, Helidon Bushati kërkon falje

TIRANË– Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati ka kërkuar ndjesë publike pasi gazetari Ergys Kavaja e denoncoi publikisht se e kishte kërcënuar. Në një status në Facebook, Bushati shkruan se edhe ai është njeri prej gjaku dhe mishi dhe se në rastin e Kavajës është përfshirë emocionalisht dule tejkaluar caqet.

Statusi i plotë:

Në formimin tim dhe në edukaten time qytetare që rrjedh nder breza, nuk ka vend per fyerje dhe presione. Ndaj askujt. Jam dhe do te jem Helidoni që të gjithë më njohin. Fatkeqësisht, ndodh të jem edhe unë njeri gjaku dhe mishi. Njeri i emocioneve, sidomos kur luftoj dhe e dua të miren. E aq më teper, kur kjo e mirë tenton të sfumohet në dëm të Shkodres. Në dëm të këtij qyteti që duhet të fitojë mbi të keqen.

U perfshiva emocionalisht në një situatë të tillë me gazetarin Ergys Kavaja, të tejkalimit të caqeve dhe të thyrjes së etikes. Prandaj, dua te jem i njëjti Helidon që të gjithë më njohin, dhe ndjesa ime eshte e sinqertë. Kam qene dhe do të mbes gjithmone miku i të gjitheve, dhe i gazetarëve. Kërkoj ndjesë dhe mirëkuptim. Në çdo moment, perballë kujtdo, le të jete e mira që e mund të keqen.

Kavaja denoncoi pak më herët publikisht Bushatin se e kishte kërcënuar përmes telefonit. Kavaja shkruante se për shkak të dy lajmeve që ai kishte publikuar, Bushati e kishte ofenduar dhe kërcënuar me jetë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ergys kavaja denoncon bushatin ergys kavaja denoncon bushatin

Sondazh

Poll