Politike

PD kallëzon kryetaren e Bashkisë Roskovec: Kryebashkiakja ka përdorur pozitën e saj për punësime gjatë kohës elektorale.

5 Maj 2021, 17:11 Nga DOSJA
PD kallëzon kryetaren e Bashkisë Roskovec: Kryebashkiakja ka

FIER- Partia Demokratike në Roskovec ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Fierit kundër Kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi. Në kallëzim shkruat se Bufi ka përdorur funksionin e saj publik, për arësue politike, duke punësuar shumë persona gjatë fushatës elektorale. Hetimi për padinë e PD-së e dërguar në datën 7 prill është hapur nga Prokuroria në datë 20 prill.

Njoftim publik per mediat!

Partia Demokratike Dega Roskovec ju ben me dije se pas masakres zgjedhore qe ju jeni deshmitar te gjithe sesi Edi Rama dhe bandat e tij ne 25 Prill moren nje fitore te vjedhur me shantazhe per buken e gojes dhe vendin e punes, pressione, blerje votash dhe çdo forme tjeter dhune e ushtruar ndaj qytetareve, ka depozituar me fakte dhe prova kallezim penal ndaj Kryetares se Bashkise Roskovec, Majlinda Bufi, prane Prokurorise se rrethit gjyqesor Fier.

PD Roskovec ka dorezuar shkresen ne date 07/04/2021 me akuzen “Perdorimi i funksionit publik per veprimtari politike ose zgjedhore, saktesisht: punesime te paligjshme ne kohe elektorale”, te parashikuar nga neni 328/a i kodit penal.

Prokuroria e rrethit gjyqesor Fier nepermjet shkreses zyrtare date 20/04/2021 me nr.prot 441/1 ben me dije se ka hapur procedim penal ndaj Majlida Bufit per te njejten akuze.

Procedimi Penal mban nr: 309 dhe date 08/04/2021. Ne, inkurajojme dhe mbeshtesim Prokurorine dhe te gjitha organet ligjzbatuese qe t’i shkojne deri ne fund kesaj çeshtje dhe te vihen perpara drejtese me pranga ne duar, te gjithe ata qe me kane futur duart ne zgjedhje per te deformuar vullnetin e qytetareve me manovra te paligjshme.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike majlinda bufi pd padit kryetaren e roskovecit zgjedhjet 25 prill 2021 majlinda bufi pd padit kryetaren e roskovecit zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll