Politike

Berisha bën DENONCIMIN e fortë: Nipi i Arben Ndokës dhe shoku i tij transportuan kutitë e votimit për llogari të PS-së, u

5 Maj 2021, 15:41 Nga DOSJA
Berisha bën DENONCIMIN e fortë: Nipi i Arben Ndokës dhe shoku i

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar persona që sipas tij janë pjesë e grupeve kriminale dhe kanë paguar për fushatën e Partisë Socialiste në këmbim të lejes për të kultivuar lëndë narkotike.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se në qytetin e Lezhës, Samuel Ndoka, djali i Sandër Ndokës dhe njëkohësisht nipi i ish-deputetit Arben Ndoka bashkë me një tjetër person që quhet Eni Vokrri, i ardhur nga Belgjika, kanë qenë sponsorët e fuhstaës së PS-së.

Berisha shton se makina e Vokrrit ka marrë kuti votimi nga Shëngjini dhe i ka dërguar në Lezhë, ndërsa në këmbim i është premtuar që të mbjellë kanabis.

Denoncimi i plotë:

I premtojnë Kashnjeti për droge. Vjen nga Belgjika dhe transporton kutitë e votimit. sb  Ja grupi i strukturuar i votave per qytetin e Lezhes Samuel Ndoka djali i Sander Ndokes dhe nipi i Arbenit ish deputetit ndersa ky tjetri quhet Eni Vokrri i ardhur nga Belgjika sponsori kryesor nga ana financiare dhe presion ndaj njerzve per kandidatin nr 2 ne listen e PS Eduart Ndreces. Makina e Eni Vokrrit ka marr kutiat e votimit nga Shengjini dhe i ka dergu ne Lezh sepse ket te fundit e ka sjedh ish deputeti Arben Ndoka nga Belgjika per me punu per partin Socialiste sepse i kan premtu me mbjedh kashnjetin me hashash per hesap e vet.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike arben ndoka denoncimet e berishes sali berisha samuel ndoka arben ndoka denoncimet e berishes sali berisha samuel ndoka

Sondazh

Poll

Politike 5 Maj 2021, 11:44

BIRN: Zgjedhjet në Lezhë, PD i merr mandatin LSI

Partia Demokratike mori 34 mijë vota në zgjedhjet e qarkut Lezhë më 25 prill, duke rrëmbyer katër mandate deputetësh, fitorja më e thellë e kësaj partie që nga ...

Politike 5 Maj 2021, 11:33

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar sot nenin 262 të Kodit Penaln për protestat në Republikën e Shqipërisë. Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar sot zyrt...