Politike

Defender 21/ Yuri Kim ndan videon me mjetet e ushtrisë: Është bukur të shohësh aleatët dhe partnerët të forcojnë ndërv

5 Maj 2021, 16:18 Nga DOSJA
Defender 21/ Yuri Kim ndan videon me mjetet e ushtrisë: Është

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka ndarë disa momente nga Defender 21, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale. Kim shkruan se aty shihet se si anijet pompojnë karburant.

Ambasadorja shton se kjo është një nga stërvitje më të mëdha që zhvillohet për herë të parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Shiko anijet ushtarake amerikajne që pompojnë karburant nga anija në breg si pjesë e # DefenderEurope21 . Hera e parë që ushtrohet ky aktivitet kompleks logjistik në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Është mirë të shohësh Aleatët dhe Partnerët të mprehin aftësitë dhe të forcojnë ndërveprimin,”– shkruan Kim.

Watch ?? military vessels pump fuel from ship to shore as part of #DefenderEurope21. First time to exercise this complex logistical activity in Europe since WWII. Great to see Allies & Partners sharpen skills & strengthen interoperability. #WeAreNATO @21stTSC @US_EUCOM pic.twitter.com/nqe5U9BNDZ

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 5, 2021

Stërvitja më e madhe ushtarake e 30 viteve të fundit në vendin tonë, Defender 21 nisi zyrtarisht ditën e djeshme në qytetin e Durrësit. Forcat tona të Armatosura, përveç pjesëmarrjes me rreth 1000 trupa, përgatitën edhe infrastrukturën ndihmëse për pritjen e kolegëve të tyre nga vendet aleate, përfshirë edhe Amerikën. Në ceremoninë pritëse në Portin e Durrësit kanë marrë pjesë personalitete të larta ushtarake nga e gjithë bota dhe NATO. Ndërsa edhe mikpritja nga liderët shqiptarë nuk ka munguar. Kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe ambasadorja Yuri Kim u ulën në rreshtat e parë për t’ju uruar mikpritjen ushtarëve të huaj.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike “defender europe 21” yuri kim “defender europe 21” yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 5 Maj 2021, 11:44

BIRN: Zgjedhjet në Lezhë, PD i merr mandatin LSI

Partia Demokratike mori 34 mijë vota në zgjedhjet e qarkut Lezhë më 25 prill, duke rrëmbyer katër mandate deputetësh, fitorja më e thellë e kësaj partie që nga ...