Politike

Shkarkimi i Metës/ Komisioni i Ligjeve: Mbledhja do zhvillohet nesër, njoftoni presidentin, të marrë masa…

5 Maj 2021, 12:30 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës/ Komisioni i Ligjeve: Mbledhja do zhvillohet nesër,

TIRANË– Komisioni i Ligjeve vendosi të zhvillojë nesër në orën 11:00 mbledhjen e radhës në lidhje me kërkesën për shkarkimin e presidentit, me 13 vota pro, një kundër, dhe asnjë abstenim.

Gjatë miratimit të këtij orari, pati dhe debate mes kryetarit të komisionit, Ulsi Manaja dhe deputetit opozitar Adriatik Alimadhi, pasi ky i fundit kërkoi që të respektohej data e ofruar nga Presidenti Ilir Meta.


Ulsi Manja: Mbledhja e radhës të jetë nesër në datën 6 ora 11:00 që t’i mundësojmë presidentit që të shprehet përpara komisionit dhe më pas do të vijojmë me procedurën e Komisionit të Ligjeve sipas rregullores. Në rastin konkret datën dhe orën e vendos Komisioni.

Adriatik Alimadhi: Zoti Manja, por sikur të vendosim datën 10.

Ulsi Manja: Me ty ka rënë dakord presidenti?
Adriatik Alimadhi: Me ju? Më sqaroni, nuk i jam nënshkruar askujt.

Ulsi Manja: Në zbatim të nenit të rregullores, nëse Presidenti i Republikës do të shprehet në komision, komiisoni është i detyruar ta garantojë atë. Presidenti ka dashur datën 10 majë, unë hodha si kryetar i komisionit datën 6.

Adriatik Alimadhi: Unë votoj kundër.

Ulsi Manja: Zoti Alimadhi e shoqëron votën kundër edhe me një retorikë politike. 13 pro, 1 kundërt, asnjë abstenim, mbledhja e Komisionit të Ligjeve do të jetë nesër në orën 11:00 dhe në rend dite do të jetë edhe njoftimi i Presidentit të Republikës për t’u dëgjuar dhe shprehur në lidhje me kërkesën e një grupi prej 50 deputetësh që kanë kërkuar shkarkimin e Presidentit. Mbledhja do të zhvillohet përmes platformës online CiscoWebex. Unë ftoj sekretarinë e Komisionit të Ligjeve që të njoftojë Presidentin e Republikës për mbledhjen e nesërme së bashku me rendin e ditës, dhe të marrë masa që të mundësojë komunikimin përmes platformës online.

Kjo është hera e dytë që PS-ja përpiqet të shkarkojë Presidentin Ilir Meta, me pretendimin se ka ndërhyrë në zgjedhje. Herën e parë gjithçka nisi pasi Meta nuk pranoi të dekretonte ministrin Gent Cakaj si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe Sandër Lleshajn për postin e Ministrisë së Brendshme.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta komisioni i ligjeve shkarkimi i metes 2 ilir meta komisioni i ligjeve shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll

Politike 5 Maj 2021, 11:44

BIRN: Zgjedhjet në Lezhë, PD i merr mandatin LSI

Partia Demokratike mori 34 mijë vota në zgjedhjet e qarkut Lezhë më 25 prill, duke rrëmbyer katër mandate deputetësh, fitorja më e thellë e kësaj partie që nga ...

Politike 5 Maj 2021, 11:33

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar sot nenin 262 të Kodit Penaln për protestat në Republikën e Shqipërisë. Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar sot zyrt...