Politike

ME VIDEO/ Morën mandat pas dorëheqjes së Tom Doshit, tre kandidatët e PSD-së janë pjesë e strukturave të Partisë Social

5 Maj 2021, 17:36 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Morën mandat pas dorëheqjes së Tom Doshit, tre

TIRANË– Tre deputetët e Partisë Socialdemokrate që do të futen në Gledis Çeliku, Meri Markiçi dhe Gertjan Deda nuk janë aspak të shkëputur nga strukturat e Partisë Socialiste.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ambasadores Yuri Kim treguan prerazi se nuk e donin Tom Doshin në Parlament, dhe ky i fundit hoqi dorë nga mandati i tij duke sikur lidhjet PSD-PS, janë të pashkëputuara.

Në një video të publikuar nga Syri,net thuhet se Gledis Çeliku është drejtor i PS në Shkodër, Meri Markiçi është drejtoreshë e PS në Shkodër, kurse Gertjan Deda është drejtor i PS në Kamëz. Të tre personat që do të marrin shumë shpejt mandatin në mënyrë zyrtare dhe do të futen në Parlament nën logon e PSD-së janë në fakt pjesë e partisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gertjan deda gledis çeliku meri markiçi zgjedhjet 25 prill 2021 gertjan deda gledis çeliku meri markiçi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll