Aktualitet

Karantina për emigrantët? Ministrja Manastirliu: E bëmë që të mbronim jetën e qytetarëve

5 Maj 2021, 11:27 Nga DOSJA
Karantina për emigrantët? Ministrja Manastirliu: E bëmë

TIRANË- Ministrja e Shëndetëisë, Ogerta Manastirliu ka komentuar vendimin e marrë nga Komiteti Teknik i Espertëve për të karantinuar për 14 ditë të gjithë qytetarët që do të hynin nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Vetë ministrja tha se gjithçka ishte bërë për të mbojtur jetën e qytetarëve, ndërsa Silva Bino komentoi ndikimin që kishin shkeljet e rreguallev për grumbullimet. 


PJESË NGA BISEDA: 

Pyetje: 25 prilli, shkelja e rregullave? Dhe ndikimi i mutacionit indian të koronavirusit?

Manastirliu: Gjithmonë Komisioni ka bërë apel për kujdes. Edhe pse ekspertët e kanë thënë se janë në pritje të rritjes së numrit të infektimeve. Mund të ishte shmangur dhe ne e kemi apelur. Fushata e vaksinimit nuk ishte për fushatën elektorale. Nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar. Karantinë ndaj shqiptarëve të Greqisë? Do të kishte hyrje prej Pashkëve, jashtë rutinës. Të dy vendet kanë pasur rritje të infektimeve. Të dy kanë qenë vende në izolim, çfarë pritej ishte që të rriteshin numrat e qytetarëve. E morëm vendimin për mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Bino: Ka pasur disa të infektuar por asnjë nuk është shtruar në spital. Mutacioni indian është diskutim shumë i gjatë nëse impakti i përket këtij apo mutacionit britanik. Pra nuk mendohet se do të jetë ky lloj mutacioni shkak i përhapjes së madhe.

LAJMI KRYESOR: LIROHEN MASAT! Komiteti Teknik: Hapen universitetet, vetëm për konsultime e provime, hiqet karantina për emigrantët! Asnjë ndryshim për orën policore

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu silva bino koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu silva bino

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2021, 11:17

BRITANI– Trafikanti shqiptar i drogës Agim Toska,  i cili fshehu kokainën nën parket, është urdhëruar që të paguajë mbi gjysmë milioni paund të fituara nga akti...