Bota

Presidenca e Kosovës në linjë me qeverinë: Kosova s’mund ta garantojë lirimin me kusht për Thaçin dhe të tjerët

5 Maj 2021, 11:23 Nga DOSJA
Presidenca e Kosovës në linjë me qeverinë: Kosova

KOSOVË- Këshilltari i presidentes, Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka thënë se Republika e Kosovës s’mund të garantojë për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve.

Kupina Ka thënë se gjyqtari i Dhomave të Specializuara ka përmendur një shtet të tretë dhe se Kosova në asnjë interpretim nuk mund të konsiderohet shtet i tretë.

“Çështja e garancës është përmendur në mendimin e ndarë të njërit prej gjyqtarëve (Kai Ambos), por nuk është pranuar si opsion nga Paneli i Apelit të Dhomave të Specializuara. Për më tepër, në mendimin e ndarë, gjyqtari Kai Ambos qartë i referohet shtetit të tretë. Republika e Kosovës, me asnjë interpretim, nuk mund të konsiderohet shtet i tretë, sepse gjykata funksionon nën juridiksionin e Republikës së Kosovës. E njëjta është themeluar nga vetë Kuvendi i Kosovës si dhe vepron në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”,- ka thënë Kupina.

Sipas Express, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se Kosova nuk mund të shërbejë si garantues për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së.

Kryeziu ka thënë se garancia nuk kërkohet as nga shteti amë, në këtë rast Kosova, e as nga kryeministri i shtetit amë nga i cili vjen i akuzuari dhe të cilit shtet i takon Gjykata Speciale me juridiksion.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora bekim kupina. kosova ne hage vjosa osmani bekim kupina. kosova ne hage vjosa osmani

Sondazh

Poll