Bota

Reagon media britanike, bëhet i ditur shkaku i vdekjes së Princ Philip

5 Maj 2021, 10:22 Nga DOSJA
Reagon media britanike, bëhet i ditur shkaku i vdekjes së Princ Philip

BRITANI– Ndarja nga jeta e Princ Philip ishte lajmi që bëri xhiron e botës. Nga funerali te të pranishmit në të ishin lajmet që mbushën faqet e para të të gjitha mediave ndërkombëtare. Por, cili ishte shkaku?

Telegraf ka princ Philip vdiq nga pleqëria. Kjo u vërtetua nga Sir Huë Thomas dhe nga mjeku i familjes mbretërore.Për çdo pacient që është mbi 80 vjeç shkaku ‘pleqëri’ është i pranueshëm si shkak i vdekjes.

Sir Huë Thomas është kujdesur për Dukën e Edinburgut dhe Mbretëreshën Elizabeth për shtatë vjet.Philip i cili do të mbushte 100 vjeç në qershor u tërhoq nga detyra e tij publike në vitin 2017.

Kujtojmë që më 16 shkurt të këtij viti ai u shtrua në spitalin King Edëard VII për t’iu nënshtruar disa ditë vëzhgimi dhe pushimi pasi nuk ndihej mirë dhe u trajtua për një infeksion sipas Pallatit të Buckingham.

Kjo rezultoi në qëndrimin më të gjatë të princit në spital: 28 ditë.

Philip vdiq më 9 prill në ”paqësisht” në moshën 99-vjeçare, njoftoi Pallati Buckingham në atë kohë ndërsa varrimi i tij u mbajt në 17 prill me një numër të kufizuar njerëzish për shkak të pandemisë COVID-19.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota funerali i princ philip shkaku i vdekjes funerali i princ philip shkaku i vdekjes

Sondazh

Poll