Bota

Qeveria e Kosovës: Nuk mund të garantojmë për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve

5 Maj 2021, 10:17 Nga DOSJA
Qeveria e Kosovës: Nuk mund të garantojmë për lirimin me

KOSOVË– Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se Kosova nuk mund të shërbejë si garantues për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së.

Kryeziu ka thënë se garancia nuk kërkohet as nga shteti amë, në këtë rast Kosova, e as nga kryeministri i shtetit amë nga i cili vjen i akuzuari dhe të cilit shtet i takon Gjykata Speciale me juridiksion.

Gjyqtari Kai Ambos, në opinionin e tij të ndarë nga vendimi për refuzimin e kërkesës për lirim me kusht, eksploron mundësinë që në të ardhmen “shtete të treta” të mund të shërbejnë si garantues të mundshëm për ndonjë të akuzuar. Por Kosova nuk është “shtet i tretë”, sepse Gjykata është ligjërisht e Kosovës. Bazuar në dispozitat ligjore, garancia nuk kërkohet as nga shteti amë (Kosova) e as nga kryeministri i shtetit amë (Qeveria e Republikës së Kosovës), nga i cili vjen i akuzuari dhe të cilit shtet i takon Gjykata Speciale me juridiksion. Pra, Kosova nuk mund të shërbejë si garantues, ashtu siç po raportohet”, ka thënë Kryeziu në një përgjigje për Reporterin.

Sipas Express, Kryeziu ka thënë se krahasimet e Gjykatës Speciale me gjykata ndërkombëtare sikurse me Tribunalin e Hagës janë të paqëndrueshme, si në raport me vetë gjykatat, njëra vendore e tjetra ndërkombëtare, ashtu edhe në raport me personat/institucionet që kanë pasur mundësi të ofrojnë garanci.

Krahasimet e Gjykatës Speciale me gjykata ndërkombëtare sikurse me Tribunalin e Hagës janë të paqëndrueshme, si në raport me vetë gjykatat, njëra vendore e tjetra ndërkombëtare, ashtu edhe në raport me personat/institucionet që kanë pasur mundësi të ofrojnë garanci”, është shprehur ai.

Në ditën e fundit të muajit që sapo shkoi, Gjykata e Apelit brenda Gjykatës Speciale i hodhi poshtë kërkesat për lirimin e përkohshëm të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Sidoqoftë, sipas një gjykatësi të Speciales, ata mund të lirohen, nëse mundësohet që të garantohet lirimi i tyre me kusht nga ndonjë vend i tretë. Ish-komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha pretendon se garancitë tashmë janë ofruar nga Kroacia, Austria, Sllovenia dhe Izraeli.

Sipas gjykatësit të Apelit në Speciale, Kai Ambos, nëse të akuzuarit marrin pëlqimin e një shteti të tretë dhe garantojnë se të akuzuarit do të mbrohen në liri, atëherë ka mundësi që Thaçit dhe të tjerëve t’u pranohet kërkesa për lirim të përkohshëm.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti kai ambos kosova ne hage përparim kryeziu albin kurti kai ambos kosova ne hage përparim kryeziu

Sondazh

Poll