Bota

Varhelyi: Kosova do të përfitojë rreth 100 mijë vaksina nga Pfizer

5 Maj 2021, 11:16 Nga DOSJA
Varhelyi: Kosova do të përfitojë rreth 100 mijë vaksina nga

KOSOVË– Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi mbërriti sot në Kosovë, ku ka parë për së afërmi procesin e vaksinimit në sallën “1 tetori” në Prishtinë.

Varhelyi theksoi se ka qenë një detyrë e rëndë për t’i marrë vaksinat, por ato tashmë kanë arritur.

Sipas Telegrafit, ai shtoi se BE-ja është duke sjellë në tërë Ballkanin Perëndimor rreth 600.010 mijë vaksina.

Ka qenë një detryrë e rëndë për ti marrë vaksinat por ja ku janë. Jemi duke sjellë rreth 600.010 mijë vaksina për Ballkanin Perëndimor, ku Kosova do të pranoj gati 100 mijë vaksina nga Pfizer/Biontech. Mendoj se ky është kontributi më i rëndësishëm që bëjmë për Kosovën, pasi pandemia do të përfundoj vetëm pasi që të vaksinohen të gjithë”, tha Varhelyi.

Komisioneri i BE-së më tej theksoi se kanë qëndruar afër Kosovës gjatë gjithë pandemisë.

“Kemi filluar që në mars të vitit të kaluar duke ofruar pajisje mjekësore, dhe për të shpëtuar ekonominë. I kemi ofruar ndihmë financiare që të luftoni pandeminë dhe tani kemi filluar me vaksina .Jam i lumtur që sot shoh të gjithë këta persona duke u vaksinuar. Kjo tregon që ne kujdesimi për Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën”, – u shpreh Varhelyi.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora olivér várhelyi vaksinimi ne kosove olivér várhelyi vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll