Bota

‘Nuk ishte aksident’, dhjetëra meksikan dalin në protesta në kërkim të drejtësisë pas incidentit që shkaktoi

5 Maj 2021, 11:13 Nga DOSJA
‘Nuk ishte aksident’, dhjetëra meksikan dalin në protesta

MEKSIKË– Protestat te shumta po zhvillohen në Meksikë duke u bërë thirrje autoriteteve të marrin përgjegjësinë për shembjen e mbikalimit të metrosë në Mexico City ditën e djeshme.

Video e shpërndarë në Instagram nga @krsnaparthasarathy tregon një grup protestuesish pranë një barrikade policie në Rrugën Tlahuac me shenja që shkruajnë “no fue un accidente”, ose “nuk ishte një aksident”.

Sipas mediave të huaja, ende nuk është zbuluar asnjë e vërtet lidhur me ngjarjen dhe shkaqet që e shkaktuan, familjarët e viktimave me revoltën dhe zhgënjimin në sy kërkojnë arsyet pas çdo gjë.

Kryebashkiaku i Qytetit të Meksikës, Claudia Sheinbaum tha se do të kishte një hetim të plotë për shkakun e shembjes që la 23 të vdekur vdekur.

Deri më tani janë regjistruar 24 viktima nga aksidenti i ditës së djeshme, ku një vagon metroje u shkëput nga mbikalimi dhe u var mbi makinat që kalonin poshte. Numri i tyre mund të shkoj më tej pasi ende nuk kanë përfunduar kërkimet nën rrënoja.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota 24 viktima ne meksike claudia sheinbaum 24 viktima ne meksike claudia sheinbaum

Sondazh

Poll