Sport

Mercedes humb ‘durimin’, finlandezi Botas drejt largimit

4 Maj 2021, 17:50 Nga DOSJA

GJERMANI – Piloti finlandez Valteri Botas me shumë mundësi do të largohet nga skuderia e Mercedezit sezonin tjetër, teksa përflitet se vendin e tij do ta zërë piloti anglez i Williams, George Russell.

Botas nuk ka arritur paraqitje të mira, teksa me makinën më dominuese në kampionat, ka mundur të fitojë vetëm 9 gara nga 44 të fituara nga shoku i tij i skuadrës, Luis Hamilton. Drejtuesit e skuderisë gjermane janë të zhgënjyer me performancat e finlandezit, teksa zëvendësues i tij përflitet të jetë George Russell.

Piloti 23-vjeçar britanik është produkt i shkollës së pilotëve të Mercedes Benz dhe shikohet si e ardhmja e Formula 1, teksa aktualisht garon për skuderinë Williams, e cila është larg ditëve të lavdishme të saj.

 

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport formula 1 george russell luis hamilton mercedezit piloti finlandez valteri botas williams formula 1 george russell luis hamilton mercedezit piloti finlandez valteri botas williams

Sondazh

Poll