Aktualitet

Merrnin 200 euro për person! Arrestohet 35-vjeçari në Kakavijë, po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, një tjetër

5 Maj 2021, 09:17 Nga DOSJA
Merrnin 200 euro për person! Arrestohet 35-vjeçari në

KAKAVIJË– Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së shtetit pasi u kap duke transportuar gjashtë emigrant të paligjshëm kundrejt fitimit.

Policia bën me dije se një tjetër u shpall në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po transportonin me automjetin tip “Audi A3”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person

Njoftimi i policisë:

Kakavijë; Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, bie në pranga 35-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohet një automjet dhe një aparat celular.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi S. B., 28 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri tjetrin, në aksin rrugor Sofratikë-Libohovë, po transportonin me automjetin tip “Audi A3”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 35-vjecari emigrante te paligjshem arrestohet 35-vjecari emigrante te paligjshem

Sondazh

Poll