Aktualitet

Kërcënohet nënkryetari i Bashkisë Krujë! Biznesmeni kishte pretendime për pallatin, nuk donte t’i prekej biznesi, i njoh

5 Maj 2021, 09:11 Nga DOSJA
Kërcënohet nënkryetari i Bashkisë Krujë! Biznesmeni

KRUJË– Nënkryetari i Bashkisë Krujë, Florin Cerozi është kërcënuar nga Muharrem Hocja. Mësohet se Cerozi është kërcënuar nga biznesmeni 66-vjeçar për shkak të punës që ai ushtron.

Konflikti mes tyre dyshohet se ka nisur për shkak të një pallati të dëmtuar nga tërmeti, i cili duhej rindërtuar. Hocja kërkoi që pallati të mos shembej, pasi biznesi i tij është i vendosur në katin e parë të kësaj godine. Hocja njihet si problematik në Fushë Krujë. Kohë më parë atij i kanë djegur banesën ndërsa disa herë i kanë vënë tritol.

Policia ka bërë të ditur se agresori është proceduar për veprën penale ‘Kanosja për shkak të detyrës’.

“Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin M. H., 66 vjeç, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin F. C., 37 vjeç, me detyrë nënkryetar i bashkisë Krujë.- shkruan policia.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet florin cerozi kercenohet nenkryetari i bashkise kruje muharrem hocja florin cerozi kercenohet nenkryetari i bashkise kruje muharrem hocja

Sondazh

Poll