Aktualitet

Vrasja e Andi Malokut/ Familja e të ndjerit padit në GJKKO Redian Rrajën dhe Halilajn (KËRKESA)

5 Maj 2021, 09:30 Nga DOSJA
Vrasja e Andi Malokut/ Familja e të ndjerit padit në GJKKO Redian

DURRËS- Familja e të ndjerit Andi Maloku, shoferit që mbeti i vrarë gjatë atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ka paditur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Redjan Rrajën dhe Arjol Halilajn.

Mësohet se familja kërkon dëmshpërblim për vdekjen e të riut, por shuma nuk është bërë ende me dije pasi pritet që të përcaktohet gjatë gjykimit. Ndërkohë që seanca e sotme ndaj Rrajës dhe Halilajt është shtyrë, kjo për shkak se i riu nga Fushë Kruja ka munguar në sallën e gjyqit. 

24-vjeçari mbeti i plagosur në atentatin e 1 nëntorit 2019 të ndodhur në Shkozet, por ndërroi jetë pak ditë më vonë në spitalin e Traumës, pasi nuk u mbijetoi dot plumbave të marrë. Në makinë ndodheshin gjithashtu edhe prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet andi maloku vrasja e andi malokut andi maloku vrasja e andi malokut

Sondazh

Poll