Aktualitet

U dënua për skandalin e CEZ-DIA, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Kastriot Ismailajt! Nuk rimerr dot 5 milionë euro-t e ko

5 Maj 2021, 09:04 Nga DOSJA
U dënua për skandalin e CEZ-DIA, Gjykata e Lartë rrëzon

TIRANË– Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Kastriot Ismailajt për marrjen e pasurisë së tij pasi u dënua për skandalin e CEZ-DIA. ‘Reporttv’ raporton se Ismailaj kërkonte të rimerrte pasurinë e tij, e cila shkon në mbi 5 milionë euro, sasi të cilën gjykata ia kishte të konfiskuar.

Ismailaj u dënua pasi u pagua nga kompania CEZ 6.5 mln dollarë, për një shërbim të cilin s’e ka kryer. Ai u dënua me 11 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash.

Dënimi i Kastriot Ismaliajt:

Ismailaj është dënuar nga gjykata e Tiranës me 11 vite burg. Ai u arrestua 12 maj 2015 nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar për mashtrim me shuma të mëdha parash. Në 6 maj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, 649 milionë lekë, ose gati 6.5 milionë dollarë.

Nga “Debt International Advisori” paratë kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në llogaritë e dhjetëra kompanive të tjera, që veprojnë në rreth 15 shtete. Kastriot Ismailaj u akuzua për “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas organit të akuzës, Ismailaj me anë të falsifikimit e mashtrimit arriti të përvetësojë nga kompania CEZ-shpërndarje rreth 5 milonë euro.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot ismailaj kastriot ismailaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2021, 05:33

Papunësia shënoi rritje në vitin 2020-s, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë në aktivitetet ekonomike, por ndërkohë paga mesatare vijoi rritjen. INSTAT ka publ...