Politike

Dokumenti “Non paper/ Rama ironizon: Do ulim prodhimin e historisë, s’duhet të riballkanizohemi

5 Maj 2021, 08:48 Nga DOSJA
Dokumenti “Non paper/ Rama ironizon: Do ulim prodhimin e historisë,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat për ndikimin e tij në të ashtuquajturin “non paper”. Në një konferencë për shtyp me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, Rama ironizoi akuzat për ndikim duke u shprehur se kishte një vizion të qartë për Ballkanin Perëndimor: Shengenin Rajonal.


“E kam dhënë opinionin tim dhe s’do lodhem së përsërituri, që do ulim prodhimin e historisë, dhe do rrisim prodhimin e ekonomisë. Mandati ynë i tretë do jetë shumë i fokusuar në uljen e prodhimit të historisë dhe historive që këtu në Shqipëri rpej 30 vjetësh i prodhojmë me kapacitet të plotë duke i marrë shumë energji njerëzve dhe duke i lënë shumë më pak energji se çfarë meritojnë punët e vendit dhe hallet e njerëzev. Sa i përket Ballkanit, vizioni im është i shpallur, Shengeni Rajonal është rruga ku duhet të ecim përditë, ndërkohë diskutojmë në mënyrë civile mosdakordësitë tona. Mosdakordësitë s’duhet të na pengojnë asnjë ditë që të rrisim ekonominë, përmirësimin e situatës sociale të njerëzve në këtë rajon. Të mbështesim ndërtimin e një baze të re për të ardhme. Shengeni Rajonal është një vizion e projekt i përqafuar plotësisht nga BE, i mbështetur nga KE dhe Komisioneri ësthë kontributor konkret i kësaj me planin e investimeve. Është vërtet gjynah të humbasim kohë të çmuar duke prodhuar historira që nuk na çojë asgjëkundi. Nuk shoh mundësi që ne të gjejmë zgjidhje magjike për problemet që mund të zgjidhim me shumë durim në rajon. Sa më shumë të përmirësojmë atmosferën e marrëdhënieve ekonomike, sociale mes vendeve, aq më shumë krijojmë kushtet që mosdakordësitë të trajtohen në mënyrë produktive. Konfliktet na kanë lënë mbrapa, fatkeqësisht artin e sajimit të konflikteve joproduktive e kemi realisht një art për të cilin s’na konkurron askush. Duhet të europianizohemi, nuk duhet të riballkanizohemi ndërkohë që jemi në mes të rrugës. Konfliktet duan kohën e tyre për t’u zgjidhur. Jam shumë dakord me Komisionerin që çdo përpjekje për të dhënë çelësa magjike për t’i hapur dyert e së ardhmes me një të rënë të lapsit, çon në atë që kemi parë në të shkuarën,”-tha Rama.

Çfarë përmban i ashtuquajturi dokumenti “non paper”?

Dokumenti që u publikua fillimisht në gazetën “Koha Ditore” dhe më pas edhe nga medie të tjera në Kosovë, flet për themelimin e një “distrikti autonom” në veriun e Kosovës (Mitrovicë, zonë me popullsi serbe) si dhe që Kosova dhe Serbia të njohin tërësinë tokësore dhe sovranitetin e njëra tjetrës. Sipas “Kohës Ditore” dokumenti joformal (non-paper), pretendohet se është përgatitur nga Gjermania dhe Franca, si një nismë për përmbylljen e bisedimeve Kosovë – Serbi, por nuk është konfirmuar asnjëherë nga të lartpërmendurit. Gjithashtu ndër të tjera në dokument thuhet se Kisha Ortodokse Serbe do të këtë “status të privilegjuar”, ndërsa Serbia, pas ratifikimit të marrëveshjes ligjërisht detyruese “nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit me OKB-në dhe Interpolin.

Lajmi kryesor: Komisioneri i BE vjen në Tiranë/ Varhelyi: Presim rezultate të qarta për parregullsitë dhe blerjen e votës, pa parlament të plotë, nuk ka rrugëtim drejt BE! Rama fton PD: Dora e shtrirë për bashkëpunim (MESAZHET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dokumenti “non paper” edi rama oliver varhelyi ne tirane dokumenti “non paper” edi rama oliver varhelyi ne tirane

Sondazh

Poll