Politike

A do të kërkojë Shqipëria pasaportë vaksinimi? Rama: Nuk do vendosim asnjë kusht e asnjë pengesë

5 Maj 2021, 08:36 Nga DOSJA
A do të kërkojë Shqipëria pasaportë vaksinimi? Rama:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se Shqipëria nuk do të vendosë asnjë kusht për ata që duan të vijnë në vend. Kjo deklaratë, erdhi pas pyetjes se nëse Shqipëria do të kërkojë pasaportë vaksinimi për personat që e kanë kryer. Kryeministri shtoi se procesi i vaksinimit po vijon e se me kënaqësi po ndjek procesin e pronotimeve që po kryhen në vend nga persona që duan të kalojnë pushimet këtu.


Ndërsa Varhelyi u shpreh se kanë sugjeruar që të hapen kufijtë që të hyjmë në BE.

Pyetje: Do të vazhdojë BE të mbështesë vendet e Ballkanit me doza? Do të lëvizin lirshëm në BE? A do të kërkojë Shqipëria pasaportë vaksinimi?

Oliver Varhelyi: Shpesoj shumë që me 651 mijë doza thjesht po çelim dorëzimin. Shpesoj që unë do të vij vetë dhe të jenë aq të shpeshta sa mos të kem kohë. Po kemi bërë propozim ndaj shteteve anëtare dhe ato e marrin atë vendim. Në rekomandimet tona ne kemi sugjeruar që të hapen kufijtë që të hyjnë në BE edhe pa pasur arsye thelbësore. Po përdorim të dhëna epidemoliogjike. Ato me situatë të mirë, të kenë mundësi të vizitojnë shtetet e BE. Shpresoj që në formë graduale të rifillojmë këtë proces. Shpresojmë që të kemi verë normale.

Rama: Shqipëria nuk do të vendosë asnjë kusht për të gjithë ata që duan të vijnë për sezonin turistik. Me shumë kënaqësi po ndjek procesin e pronontimeve që rriten vazhdimisht për të kaluar pushimet në Shqipëri. Ne jemi në një pozicion të admirueshëm nga pikëpamja e vaksinave. Do ta vazhdojmë me ritëm të lartë. Tani objektivi është 1 milion. Puna vazhdon që Shqipëria të buzëqeshë e çliruar dhe kapaciteti i saj të përdoret sa më shumë këtë vit dhe pastaj totalisht vitin e ardhshëm.

Lajmi kryesor: Komisioneri i BE vjen në Tiranë/ Varhelyi: Presim rezultate të qarta për parregullsitë dhe blerjen e votës, pa parlament të plotë, nuk ka rrugëtim drejt BE! Rama fton PD: Dora e shtrirë për bashkëpunim (MESAZHET)

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama oliver varhelyi ne tirane edi rama oliver varhelyi ne tirane

Sondazh

Poll