Politike

Hera e parë para një ndërkombëtari/ Rama i bën sërish thirrje ndaj Bashës: Të kthehet me këmbë në tokë, PD është e

5 Maj 2021, 08:31 Nga DOSJA
Hera e parë para një ndërkombëtari/ Rama i bën

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish, por sot për herë të parë para një ndërkombëtari, ftesën e tij nga kundërshtarit politik, Lulzim Basha. Në një konferencë për shtyp me komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, Rama tha se Partia Socialiste do të braktiste luftën mes forcave politike, ndërsa shtoi se PD është e mirëpritur për të bashkëpunuar.


Për t’ju përgjigjur dhe unë pjesës time. Përsëris që bindja dhe vullneti im që mandati i tretë të mos i ngjajë dy të parëve në aspektin e luftës së brendshme politike. PS do e braktisë llogoren e asaj luftë të vetëm, bajate dhe banale. Përsa më takon, ne do të fokusohemi tek punët e mëdha për të cilat jemi votuar dhe do e mbajmë dorën e shtrirë pas një ndërprerje për opozitën dhe PD. PD është e mirëpritur, kudoqoftë dhe sidoqoftë të kthehet me këmbë në tokë për të hapur proces diskutimi pa asnjë kusht për të shtyrë para punën dhe integrimin europian të Shqipërisë, nuk kam asgjë tjetër për të shtuar. Me ndihmën tuaj do të jem në gjendje të qëndroj larg nga polemikat e kota dhe të lodhshme midis partive për patritë. Shqipëria është në një moment me kaq shumë potencial për të kaluar në një nivel tjetër. E gjithë koha ime do të jetë në këtë drejtim,”-tha Rama.

Thirrjet e kreut të qeverisë për kryedemokratin Basha kanë nisur që gjatë fushatës elektorale. Rama kërkon bashkëpunim, pa e përcaktuar sesi, në mënyrë që të ndihmojnë në të ardhmen e Shqipërisë. Edhe pse kreu i qeverisë e ka përsëritur disa herë thirrjen, përgjigjia nga kampi kundërshtar ka qenë gjithmonë negative. 

Lajmi kryesor: Komisioneri i BE vjen në Tiranë/ Varhelyi: Presim rezultate të qarta për parregullsitë dhe blerjen e votës, pa parlament të plotë, nuk ka rrugëtim drejt BE! Rama fton PD: Dora e shtrirë për bashkëpunim (MESAZHET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama oliver varhelyi ne tirane edi rama oliver varhelyi ne tirane

Sondazh

Poll