Politike

A ekziston “non paper”? Komisioneri Varhelyi: Do ishim të shqetësuar, e dimë shumë mirë ku na çon… Dokumenti iu shë

5 Maj 2021, 08:31 Nga DOSJA
A ekziston “non paper”? Komisioneri Varhelyi: Do ishim të

TIRANË– Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi e ka mohuar ekzistencën e dokumentit “non-paper”, të publikuar disa ditë më parë në mediat kosovare ku flitet për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Varhelyi tha se dokumenti nuk ishte serioz pasi në të kundërt ndërkombëtarët do të ishin të shqetësuar. Kjo pasi sipas tij, ndryshimi i kufijëve në Ballkan çon vetëm një përfundim: luftë!


Është si një stinë ku tashmë po shikojmë që kanë lulëzuar dokumente të tilla që quhen Non-paper dhe pse jemi të bindur që asnjë nga këto nuk janë të vërteta. Po të ishin të vërteta, sigurisht që do të ishim të shqetësuar.  Kështu që ndokush që është serioz nuk do e vinte në tryezë për të diskutuar e aq më pak në këtë rajon. Nuk jemi dakord me asnjë pjesë të saj, por ndoshta iu shërben disa synimeve të tjera… Ndaj ndihem mirë se ai dokument është njoftuar nga ata që iu është atribuar ky non-paper. Kalojmë tek stina tjetër. Si do ta bëjmë stinën e Ballkanit dhe si do të marrim marrëveshje për konferencën e parë anti-qeveritare. Dhe si do të punojmë për aplikimin e metodologjisë së re për Serbinë dhe Malin e Zi. Dhe sesi do të vijojmë me dialogun mes Beogradit dhe Kosvës,”-tha ai.

Çfarë përmban i ashtuquajturi dokumenti “non paper”?

Dokumenti që u publikua fillimisht në gazetën “Koha Ditore” dhe më pas edhe nga medie të tjera në Kosovë, flet për themelimin e një “distrikti autonom” në veriun e Kosovës (Mitrovicë, zonë me popullsi serbe) si dhe që Kosova dhe Serbia të njohin tërësinë tokësore dhe sovranitetin e njëra tjetrës. Sipas “Kohës Ditore” dokumenti joformal (non-paper), pretendohet se është përgatitur nga Gjermania dhe Franca, si një nismë për përmbylljen e bisedimeve Kosovë – Serbi, por nuk është konfirmuar asnjëherë nga të lartpërmendurit. Gjithashtu ndër të tjera në dokument thuhet se Kisha Ortodokse Serbe do të këtë “status të privilegjuar”, ndërsa Serbia, pas ratifikimit të marrëveshjes ligjërisht detyruese “nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit me OKB-në dhe Interpolin.

Lajmi kryesor: Komisioneri i BE vjen në Tiranë/ Varhelyi: Presim rezultate të qarta për parregullsitë dhe blerjen e votës, pa parlament të plotë, nuk ka rrugëtim drejt BE! Rama fton PD: Dora e shtrirë për bashkëpunim (MESAZHET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dokumenti “non paper” olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane dokumenti “non paper” olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane

Sondazh

Poll