Politike

Varhelyi në Rinas: Prioriteti ynë, vaksinimi edhe i Ballkanit Perëndimor! 145 mijë doza janë dhuratë nga ana jonë

5 Maj 2021, 08:15 Nga DOSJA
Varhelyi në Rinas: Prioriteti ynë, vaksinimi edhe i Ballkanit

TIRANE- Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi u shpreh optimist se dalja nga pandemia është shumë afër. Gjatë konferencës në Rinas, krah kryeministrit Edi Rama, Varhelyi tha se Shqipëria do të marrë një total prej 145 mijë doza Pfizer nga Bashkimi Evropian, që janë dhuratë.

“Ne kemi punuar fort dhe mendoj se po vijmë këtu në momentin e duhur, pasi tashmë po dalim nga pandemia. Për ne është prioritet që fqinjët tanë të kenë vaksina, dhe besoj se nuk është e nevojshme të them që BP është i rëndësishëm për ne. Me këto vaksina ju s’do të siguroni vetëm grupet shëndetësore, ju do të merrni 145 mijë doza të vaksinës Pfizer, jo vetëm që i sjell këtu BE, por janë financim i BE. Janë një dhuratë nga ana jonë, për t’ju treguar që ju keni rëndësi për ne. Një gjë tjetër që dua të bëj të qartë është se ne këtë gjë nuk do e kishim bërë dot të mundur pa miqtë tanë austriakë, që kanë qenë të rëndësishëm. Ne jemi përpjekur t’ju ndihmojmë me gjithçka kemi mundur, maska, respiratorë, etj. E tashmë sot ne po sjellim dozat e para të vaksinës”-tha Varhelyi. 

Lajmi kryesor: Komisioneri i BE vjen në Tiranë/ Varhelyi: Presim rezultate të qarta për parregullsitë dhe blerjen e votës, pa parlament të plotë, nuk ka rrugëtim drejt BE! Rama fton PD: Dora e shtrirë për bashkëpunim (MESAZHET)

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike oliver varhelyi ne tirane oliver varhelyi ne tirane

Sondazh

Poll