Politike

Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu e konfirmojnë: Opozita shkon në Parlament! Jemi në një republikë bananesh, duhet të jemi të

4 Maj 2021, 19:26 Nga DOSJA
Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu e konfirmojnë: Opozita shkon në

TIRANË– Aleatët e Partisë Demokratike Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu kanë deklaruar se Opozita do të futet në muajin shtator në Parlament. Të ftuar në emisionin “Log”, në ABC, Dule dhe Mediu thanë njëzëri se gjëja më e mirë që mund të bëjë Opozita është që të bëjë punën e saj të jashtëzakonshme në Parlament. 

Pjesë nga biseda mes tyre:

Vangjel Dule: Duhet të shkojmë hap pas hapi të gjithë së bashku të evidentojmë atë që ka ndodhur në zgjedhjet e 25 Prillit. Nuk kishte një humbje e PBDNJ apo koalicionit tonë. Vendi është në kryqëzimin më të rrezikshëm të këtij 10-vjeçari. Ose Shqipëria rrëshqet njëherë e mirë drejt regjimeve kaukaziane. Nuk kishim vetëm blerje masive vote por shtetin palë me një parti garuese në zgjedhjet e 25 prillit. Prandaj reflektimi ynë duhet të jetë i thellë. Sfida e sotme është faktimi i asaj që ka ndodhur më 25 Prill. Në një kohë që është e qartë që parlamentet mbyllen para zgjedhjeve parlamentare, thirren vetëm në seanca të jashtëzakonshme. Sot u zhvillua seanca e parë përtej çdo kornize të pranueshme. Qëndrimi do të jetë i përbashkët, siç kemi unifikuar qëndrimet në disa vite, edhe prania në Parlament do të jetë qëndrim i unifikuar i gjithë opozitës.

Fatmir Mediu: Funksionimi i këtij parlamenti është abuzim. Nuk kemi më shtet, jemi në një republikë bananesh. E rëndësishme është se çfarë do të ndodhë deri në shtator. Do shkoj në Parlament sepse opozita në parlament duhet të bëjë punën e sajë në mënyrë të padiskutueshme.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike fatmir mediu vangjel dule zgjedhjet 25 prill 2021 fatmir mediu vangjel dule zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll