Politike

Basha mbledh kandidatët për deputetë në selinë e PD-së, jep POROSITË: Beteja vijon në Parlament, dokumentoni vjedhjen e

4 Maj 2021, 13:55 Nga DOSJA
Basha mbledh kandidatët për deputetë në selinë e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot në orën 18:00 të gjithë kandidatët për deputetë që futi në zgjedhjet e 25 prillit. Një nga një, 153 kandidatët, janë futur në selinë blu për të zhvilluar mbledhjen me kryedemokratin për dy orë rresht.

Mësohet se gjatë mbledhjes Basha u ka kërkuar edhe njëherë të gjithë kandidatëve të dokumentojnë në çdo zonë të tyre shitblerjen e votave. Burime për Dosja.al kanë bërë me dije se Basha është shprehur se PD-ja ka sjellë një fitore të madhe, pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi. Basha është shprehur se ai do të vijojëm e daljet në terren, do të takojë njerëzit për t’i falenderuar e për të biseduar me ta. Këtë gjë, ua ka sugjeruar edhe kandidatëve që ta bëjnë.

Kandidati për deputet në qarkun e Lezhës në listat e Partisë Demokratike, Mark Marku ka propozuar që të lihet çdo procedurë dhe të dilet në protesta masive, por kryedemokrati ka kundërshtuar. Ai është shprehur se beteja do të vijojë në Parlament dhe sipas Markut, PD-ja nuk do të njohjet e zgjedhjet e 25 prillit. Pas mbledhjes me kandidatët për deoutetë, Basha ka thërritur në zyrë aleatin e tij, kreun e PR-së, Fatmir Mediu.

Edhe një ditë më parë Basha mblodhi strukurat e PD-së në selinë blu. Gjatë mbledhjes Basha tha se nuk do të njihte rezultatin e 25 prillit që e nxorri me 59 ulëse në Kuvend, ndërsa ka paralajmëruar një tur në të gjithë Shqipërinë javën e ardhshme. Kryedemokrati Lulzim Basha ka urdhëruar që të bëhet një analizë e thellë e kandidatëve për deputetetë në listat e Partisë Demokratike. Ai ka kërkuar që të gjithë kandidatët të futen në skaner dhe të shihet nëse ata kanë bërë fushatë vetëm për vete apo edhe për partinë.Basha ka zhvilluar një ditë më pare një takim edhe me shefen e misionit të OSBE/ODIHR, Ursula Gacek.

Dosja.al raportoi se Basha ka njohur vëzhguesit ndërkombëtarë me faktet e mbledhura nga Partia Demokratike për blerjen e votës para zgjedhjeve gjatë ditës së zgjedhjeve dhe gjatë procesit të numërimit. Dokumenti që zyrtarët e PD-së i kanë vendosur në dispozicion kryetares së misionit të vëzhguesve një dokument me qindra faqe ku ndodhen të dokumentuara me fakte disa raste të manipulimit të zgjedhjeve.

Këto takime vijnë një javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, rezultati i të cilave nuk është pranuar ende nga Partia Demokratike. Vetë Basha do të zhvillojë edhe sot në orën 18:00, në selinë qendrore të Partisë Demokratike në Tiranë, një takim mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kandidatëve për deputetë të PD në zgjedhjet e prillit. Ndërsa kryeministri Edi Rama e ka dorën e shtrirë drejt demokratëve për bashkëpunim.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha mbledh kandidatet ne seli lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha mbledh kandidatet ne seli lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll