Politike

Basha e thirri veçmas në zyrë, Mediu zbardh takimin ‘kokë më kokë’ me kryedemokratin: Të gjithë i takova…

4 Maj 2021, 19:16 Nga DOSJA
Basha e thirri veçmas në zyrë, Mediu zbardh takimin

TIRANË– Aleati i Partisë Demorkatike, Fatmir Mediu ka zbardhur bisedën që ka bërë me kryedemokratin Lulzim Basha pasditen e sotme.

I ftuar në “Log”, Mediu tha se të dy kanë diskutuar për procesin e manipulimit të votave ku secili prej tyre është përfshirë.

“Të gjithë i takova. Jemi në një angazhim të përbashkët. Ishte një diskutim që bëmë për procesin e manipulimit të zgjedhjeve ku secili nga ne është i involvuar. Ajo që ka humbur sot është Shqipëria. Ka fituar një regjim i korruptuar që ka shpërbërë shtetin, vlerat dhe traditat e kësaj shoqërie dhe ka goditur vlerat e individit. Unë nuk njoh asnjë manipulim qoftë edhe të një vote të vetme. Kur të dalë rezultati i asaj që ka ndodhur në Shqipëri do të ketë një qëndrim në lidhje me këtë çështje. Jemi në proces të këtij manipulimi të madh që ka ndodhur,”- tha Mediu. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike fatmir mediu zgjedhjet 25 prill 2021 fatmir mediu zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll