Politike

Basha nuk dorëzohet, flet për fitore para ekipit blu: Sollëm arritje, pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në hist

4 Maj 2021, 16:34 Nga DOSJA
Basha nuk dorëzohet, flet për fitore para ekipit blu: Sollëm

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha nuk dorëzohet. Edhe sot, në takimin e zhvilluar në selinë blu me ekipin e kandidatëve për deputetë, Basha ka folur për arritje në zgjedhjet e 25 prillit. Burime për Dosja.al kanë bërë me dije se Basha është shprehur se PD-ja ka sjellë një fitore të madhe, pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi.

Basha është shprehur se ai do të vijojëm e daljet në terren, do të takojë njerëzit për t’i falenderuar e për të biseduar me ta. Këtë gjë, ua ka sugjeruar edhe kandidatëve që ta bëjnë.

“Dua të falenderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo. Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë!”- mësohet të ketë thënë Basha.

Basha mblodhi sot në orën 18:00 të gjithë kandidatët për deputetë që futi në zgjedhjet e 25 prillit. Një nga një, 153 kandidatët, u futën në selinë blu për të zhvilluar mbledhjen me kryedemokratin. Gjatë mbledhjes Basha u ka kërkuar kandidatëve të dokumentojnë në çdo zonë të tyre shitblerjen e votave. 

(f.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha mbledh kandidatet ne seli lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha mbledh kandidatet ne seli lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll