Politike

“Ata që duan dorëheqjen janë shërbëtorët e Ramës”, Marku: Do përdorim çdo mjet për ta larguar, Basha e ka deklarua

4 Maj 2021, 17:46 Nga DOSJA
“Ata që duan dorëheqjen janë shërbëtorët e

TIRANË– Kandidati për deputet në qarkun e Lezhës në listat e Partisë Demokratike, Mark Marku ka folur për mediat pas mbledhjes që zhvilloi bashkë me kolegët e tij me kryedemokratin Lulzim Basha.

Para selisë blu, Marku tha se ai është dakort që të zhvillohen protesta, gjë të cilën e ka kërkuar edhe gjatë mbledhjes, por që kryedemokrati Basha e ka kundërshtuar. Përsa u përket personave që kërkojnë dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha, Marku tha se ata janë shërbëtorë të kryeministrit Edi Rama. 

“Do të jetë një luftë totale. Do të jetë një luftë derisa Rama të largohet nga pushteti. Unë e kam thënë edhe më herët, duhet përdorur çdo gjë e mundshme për të mposhtur një regjim. Aty ku nuk ka zgjedhje të lira, u lind e drejta qytetarëve që të marrin çdo vendim sepse pushteti është ilegjitim. Kryetari e ka deklaruar se nuk do të njohë zgjedhjet e 25 prillit. Ata që kërkojnë dorëheqjen e Bashës janë shërbyer të Ramës. Me dashje pa dashje i shërbejnë atij. Nuk ka rëndësi a janë pjesë apo jo, mund t’i shërbejnë Ramës edhe duke qenë në PD, edhe pa dashje,”- tha Marku.

LAJM KRYESOR: Basha mbledh kandidatët për deputetë në selinë e PD-së, jep POROSITË: Dokumentoni vjedhjen e votave, sollëm fitore pavarësisht bandës Rama-Doshi! Marku kërkon protesta, kryedemokrati kundërshton

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha mbledh kandidatet ne seli lulzim basha mark marku zgjedhjet 25 prill 2021 basha mbledh kandidatet ne seli lulzim basha mark marku zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll