Politike

Basha ‘përzë’ kandidatët për deputetë, thërret me urgjencë në zyrë vetëm NJË prej aleatëve: Fatmir Mediun

4 Maj 2021, 18:16 Nga DOSJA
Basha ‘përzë’ kandidatët për deputetë,

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një takim me aleatin e tij Fatmir Mediu. Dosja.al ka mësuar se kreu i Partisë Republikane ka shkuar i vetëm në zyrën e Bashës, pasi nga aty kanë dalë të gjithë kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike.

Në fokus të bisedës mes Bashës dhe Mediut mësohet se është strategjia që do të ndjekë Opozita pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryedemokrati mblodhi sot kandidatët për deputetë në zyrën e tij. Mësohet se gjatë mbledhjes Basha u ka kërkuar edhe njëherë të gjithë kandidatëve të dokumentojnë në çdo zonë të tyre shitblerjen e votave.

Kandidati për deputet në qarkun e Lezhës në listat e Partisë Demokratike, Mark Marku ka propozuar që të lihet çdo procedurë dhe të dilet në protesta masive, por kryedemokrati ka kundërshtuar. Ai është shprehur se beteja do të vijojë në Parlament dhe sipas Markut, PD-ja nuk do të njohjet e zgjedhjet e 25 prillit.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha mbledh kandidatet ne seli fatmir mediu lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha mbledh kandidatet ne seli fatmir mediu lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll