Aktualitet

EMRI/ Kishte ngritur serë kanabisi në shtëpinë e tij, bie në pranga 50-vjeçari në Fier

4 Maj 2021, 10:26 Nga DOSJA
EMRI/ Kishte ngritur serë kanabisi në shtëpinë e tij, bie

FIER– Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij u gjetën të kultivuara bimë narkotike kanabis.

Policia bën me dije se lënda e dyshuar si kanabisi kultivohej në serë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ai arrestuari është Artur Patozi, banues në Fier.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet masive në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë policore për një shtetas që dyshohej se kishte kultivuar bimë narkotike, është organizuar puna për kapjen e tij.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 50 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Roskovec.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit në serën në pronësi të tij, në fshatin Kurjan, Policia gjeti të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 50 vjecari kanabis ne fier arrestohet 50 vjecari kanabis ne fier

Sondazh

Poll