Aktualitet

Vrasja e Arjan Spahiut në Bruksel, prokurorët belgë mbledhin dëshmitë dhe kthehen në vendin e tyre, ngrejnë hetimet mbi p

4 Maj 2021, 09:48 Nga DOSJA
Vrasja e Arjan Spahiut në Bruksel, prokurorët belgë mbledhin

BELGJIKË– Tre hetuesë së bashku me prokurorë e përfaqësues të ambasadës së Belgjikës, të cilët erdhën në Elbasan pak ditë më parë për të kryer hetimet që do të zbardhin dinamikën e ngjarjes, janë kthyer tashmë në Bruksel. 

Dosja.al mëson se prokurorët belgë kanë arritur të mbledhin dëshmitë e 4 personave, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes së 38-vjeçarit. Njëra dëshmi e rëndësishme është ajo e Erjon Alibejt, i cili ndodhet në burg, si dhe 3 të afërmve të tjerë  të Spahiut, të cilët kanë informacione të cilat ende nuk kanë dalë në dritë.

Siç Dosja.al mësoi para dy ditësh, ata kanë takuar edhe zyrtarët e lartë të policisë dhe prokurorisë në Elbasan, për të zbuluar më shumë informacione për të shkuarën e Spahiut. E shkuara e 38-vjeçarit mund të çojë drejt zbardhjeve të konflikteve të vjetra dhe për pasojë drejt zbulimit të shkakut dhe personit që i mori jetën Spahiut mbrëmjen e 27-nëntorit në Bruksel. Grupi i hetuesve nga Brukseli ka qëndruar rreth katër ditë në Elbasan.  Sipas asaj që përfaqësues të autoriteteve belge kanë komunikuar me grupet hetimore në vendin tonë,sipas tyre, paraprakisht vrasja mendohet është pasojë e përplasjes së grupeve kriminale të drogës, përplasje tashmë janë kthyer në hakmarrje, ku prej vitit, 2018 nga kjo përplasje kanë humbur jetën 7 persona, 5 prej të cilëve te afërm të familjes Alibej.

Ardit (Arjan) Spahiu, 38 vjeç dhe banues në Elbasan u ekzekutua me tetë plumba në një nga lagjet më të njohura në Bruksel, në bulevardin ‘Edmond Machtens’, pranë lagjes së njohur Molenbeek. Spahiu vdiq në vend si pasojë e plagëve të marra nga plumbat. Viktima, ka qenë i akuzuar 11 vjet më parë si organizator i vrasjes se Gëzim Alikajt, ngjarje e ndodhur në qytetin e Elbasanit, në afërsi të Urës së Zaranikës. Alikaj dyshohet se ka vrarë 13 vite më parë një të afërm të Arjan Spahiut, ç’ka ka bërë që hetuesit belg të dyshojnë se krimi ka ardhur si pasojë e hakmarrjes. Një tjetër pistë është edhe ajo e luftës mbi kontrollin e territorit për trafikimin e drogës mes grupeve kriminale shqiptare në disa qytete europiane. Arjan Spahiu ishte edhe kunati i Erion Alibejt, i cili ndodhet në burg pasi akuzohet si oganizator i një sërë vrasjesh të ndpdhura në Elbasan. Alibej akuzohet se ka organizuar vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela, Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, që u vra dy vite më parë në Bradashesh së bashku me xhaxhain e tij, Arben Dylgjerin dhe shtetasin turk Erdal Duranay. Nuk përjashtohet mundësia që edhe vrasja e Spahiu të jetë pasojë e këtij zinxhiri krimesh.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ardit spahiu arjan spahiu erjon alibej prokuroret belge ardit spahiu arjan spahiu erjon alibej prokuroret belge

Sondazh

Poll