Aktualitet

SPAK jep pretencën për grupin e Habilajve, Prokuroria kërkon 63 vite burg për Moisi Habiljan dhe të tjerët

4 Maj 2021, 09:44 Nga DOSJA
SPAK jep pretencën për grupin e Habilajve, Prokuroria kërkon 63

TIRANË–Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, ka kërkuar 63 vite burg në total për grupin e Habilajve. Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme, SPAK ka kërkuar pretencën për anëtarët e grupit, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Prokurorët e SPAK kërkuan 18 vite burg për Moisi Habilajn, edhe pse ky i fundit është në arrati që prej dhjetorit të vitit të shkuar. Ndërsa për Nazer Seitin, Meridian Sulajn dhe Fatmir Minajn, hetuesit kërkojnë 15 vite heqje lirie.

Nëntë të arrestuarit akuzohen për: “Trafik ndërkombëtar të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kultivim të narkotikëve. I vetmi që ndodhet në Shqipëri është Armando Koçerri, ndërsa të tjerët ndodhen në Itali ku edhe po zhvillohet gjyqi ndaj tyre.

Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë trafikuar drejt Italisë tonelata me lëndë narkotike kanabis sativa. Pjese e hetimeve kanë qënë edhe persona me ndikim në Policinë e Shtetit, të cilët i kanë ndihmuar që pjesëtarët e grupit të Habiljave t’i shpëtojnë kontrolleve.

Gjykimi ndaj grupit të Habilajve ka nisur pas 3 vitesh hetime. Edhe pas 14 muajsh në gjykim, ende nuk ka asnjë vendim për grupin, ndërkohë që “kapoja” është në arrati. Moisi Habilaj u dënua në Itali me 15 vite e 5 muaj burg, por nuk u ekzekutua kurrë pasi ai u largua nga banesa ku qëndronte me masën sigurie. 

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet grupi i habiljave moisi habilaj grupi i habiljave moisi habilaj

Sondazh

Poll