Aktualitet

Ulja e rasteve me Covid! Nxënësit e arsimit parauniversitar rikthehen sot në shkolla

4 Maj 2021, 06:07 Nga DOSJA
Ulja e rasteve me Covid! Nxënësit e arsimit parauniversitar rikthehen

TIRANË– Ditën e sotme do të rikthehen në shkolla të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar nga klasa 1-12. Ky ishte vendimi që u dha nga Komiteti Teknik i Ekspertëve një javë më parë.

Nxënësit do të rikthehen në mjediset fizike të shkollave duke ruajtur dhe respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik sikurse janë përcaktuar qartë nga MSHMS.

Ministrja Evis Kushi ka bërë me dije se ashtu si në fillim të këtij viti shkollor, do të lihet në fleksibilitetin e shkollave për të hartuar specifikisht grafikun mbi zhvillimin e procesit mësimor sipas skenarit të parë.

Më në fund, procesi mësimor për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar nga klasa 1-12, do të zhvillohet në mjediset fizike të shkollave çdo ditë të javës, ndërkohë që të gjitha institucionet tona arsimore janë gati për këtë skenar që në fillim të javës tjetër duke ruajtur dhe respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik sikurse janë përcaktuar qartë nga MSHMS”- është shprehur Kushi.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet rikthehen nxenesit ne shkolla rikthehen nxenesit ne shkolla

Sondazh

Poll