Bota

‘I shërbyen Gjermanisë naziste’/ Ivica Daçiç nuk përmbahet: Shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër të armë

3 Maj 2021, 11:56 Nga DOSJA
‘I shërbyen Gjermanisë naziste’/ Ivica Daçiç

BEOGRAD– Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç i ka quajtur shqiptarët dhe kroatët “vëllezër të armëve” duke komentuar njoftimin e ministrit kroat të mbrojtjes se janë gati t’i ndihmonte autoritetet e Prishtinës që ta transformojnë FSK-në në Ushtri të mirëfilltë. 

“Për shumë vite dhe dekada ka pasur një koalicion midis separatistëve kroatë dhe shqiptarë nga ish-Jugosllavia. Armët u prokuruan përmes atyre kanaleve,”– tha Daçiç në emisionin “Hit Tweet” në televizionin serb, TV Pink. Ai shtoi se shumë politikanë dhe separatistë shqiptarë ishin pjesë e ushtrinë kroate.

“Nuk është asgjë e re. Ata janë vëllezër me armë, ata ishin bashkë në çdo luftë, dhe në Luftën e Parë Botërore dhe në Luftën e Dytë Botërore. Ata ishin në anën e kundërt të njerëzimit, por u mor si e mirëqenë. Nuk është marrë shumë për keq edhe kur luftuan kundër Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës,”-tha Daçiç.

Kryeparlamentari nuk i ndali akuzat duke shtuar se dhe në Luftën e Dytë Botërore, regjimi shqiptar dhe ai kroat ishin në shërbim të Gjermanisë naziste.

Marrë nga novosti.rs

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni ivica dacic ivica dacic

Sondazh

Poll