Bota

Heiko Maas: Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kushtet për të filluar negociatat me BE-në

3 Maj 2021, 11:47 Nga DOSJA
Heiko Maas: Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kushtet për të

GJERMANI– Ministri i Punëve të Jashtme, Heiko Maas në konferencën e përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklaruar, se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kushtet për të filluar negociatat qasëse me Bashkimin Evropian.

“Kushtet, për qasje në Bashkimin Evropian i ka përmbushur që një kohë të gjatë. Për këtë, vjeshtën e kaluar u përkushtuam shumë që të hapim konferencën e parë qasëse në kuadër të kryesimit tonë. Por, atëherë nuk arriti, dhe tani në kohën e kryesimit portugez dhe më tej punojmë në atë, sepse konsiderojmë se jo vetëm që ka kuptim, por është e patjetërsueshme”,– deklaroi Mass, transmeton TV21.

Sipas Telegrafit, duhet të ndodh edhe për shkak të besimit të madh që e kanë qytetarët e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, dhe për shkak të interesit të BE-së për t’u zgjeruar në Ballkanin Perëndimor.

“Kam dërguar mesazh të qartë, se të gjithë bashkërisht ecim drejt qëllimit të përbashkët dhe Gjermania qëndron në anën tuaj”, – përfundoi Mass.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni bujar osmani heiko maas integrimi i maqedonise ne be bujar osmani heiko maas integrimi i maqedonise ne be

Sondazh

Poll