Bota

Në prag të tërheqjes së NATOS-s dhe SHBA, qeveria afgane thotë se ka vrarë mbi 100 talibanë

3 Maj 2021, 10:33 Nga DOSJA
Në prag të tërheqjes së NATOS-s dhe SHBA, qeveria afgane

AFGANISTAN– Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit tha se mbi 100 militantë janë vrarë në luftimet midis forcave qeveritare dhe talibanëve, gjatë dy ditëve të fundit.

Në deklaratën e Ministrisë thuhet se 52 talibanë janë plagosur, por nuk jepen detaje për ndonjë viktimë në mesin e forcave qeveritare.

Ministria tha se përleshjet kanë ndodhur në disa provinca, përfshirë Kandaharin – ish-bastionin e talibanëve. Talibanët nuk i kanë komentuar luftimet. Dhuna në Afganistan ka qenë në rritje mujave të fundit, pasi negociatat midis dy palëve, që kanë për qëllim t’i japin fund konfliktit 20-vjeçar, kanë ngecur.

Më 1 maj, ushtria amerikane ka nisur zyrtarisht tërheqjen e trupave të mbetura nga Afganistani, me urdhër të presidentit Joe Biden. Tërheqja do të përfundojë më 11 shtator. Brenda muajsh do të tërhiqen edhe forcat tjera joamerikane të NATO-s.

Kjo ka rritur shqetësimet për aftësinë e forcave afgane të sigurisë për të luftuar talibanët dhe grupet e tjera terroriste. Por, Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të veprojnë kundër grupeve terroriste që, sipas tij, “kanë metastazuar në të gjithë botën”.

Marrë nga REL.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joe biden lufta mes talebaneve dhe shba talebanet joe biden lufta mes talebaneve dhe shba talebanet

Sondazh

Poll