Bota

Greqia liron masat në prag të sezonit turistik, hapen baret dhe restorantet në kushte të rrepta

3 Maj 2021, 10:26 Nga DOSJA
Greqia liron masat në prag të sezonit turistik, hapen baret dhe

GREQI– Ditën e sotme vendi fqinj filloi hapjen e bareve dhe restoranteve pas gati 6 muajsh që prej bllokimit të vendosur në muajin Nëntor.

Duke filluar nga sot baret do të hapen por në kushte të rrepta higjenike.

Sipas mediave greke, do të lejohet që baret të shërbejnë vetëm në ambjent të hapur, dhe tavolinat duhet të jenë ne distancë prej 1.5 m dhe nuk lejohen më shumë se 6 persona në tavolinë.

Të paktën deri në një njoftim të dytë, ato do të mbeten të hapura deri në 10:45 të darkës dhe nuk do të lejohen të venë muzikë të lartë për të evituar grumbullimin e shumë njerëzve.

Greqia parashikon që nga 15 Maji të lirojë më tej masat, duke hapur dhe kufinjtë me shpresën e një sezoni të sukseshëm turistik.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi masat anti covid ne greqi koronavirusi në greqi masat anti covid ne greqi

Sondazh

Poll