Bota

Kadri Veseli do të qëndrojë tri ditë në Kosovë nën masa të rrepta sigurie

3 Maj 2021, 11:10 Nga DOSJA
Kadri Veseli do të qëndrojë tri ditë në Kosovë

KOSOVË-Ish-kryeparlamentari dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është duke qëndruar në Kosovë. Veseli erdhi dje nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte, pasi gjendja shëndetësore e babait të tij është e rëndë.

Sipas Express, ish-kryetari i PDK-së do të qëndrojë për tri ditë në Kosovë. Pas tri ditësh, Veseli do të rikthehet përsëri në Hagë.

EULEX dhe Policia e Kosovës janë duke i asistuar zyrtarët e Dhomave të Gjykatës Speciale të cilët po e shoqërojnë Veselin.

Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara ka konfirmuar për Reporterin se Veseli është liruar për arsye familjare, por ka thënë se ai mbetet në paraburgim.

“Për arsye personale Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka udhëzuar zyrën e regjistrimit të menaxhojë një vizitë kujdestare për [Kadri Veselin] në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuar në këtë vizitë”, – ka deklaruar Griep.

Ndryshe, gjendja shëndetësore e babait të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, është e rëndë, kanë bërë të ditur nga Spitali i Mitrovicës.Ai po trajtohet në Repartin e Neurologjisë në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora angela griep kadri veseli kosova ne hage angela griep kadri veseli kosova ne hage

Sondazh

Poll