Bota

Kosnett: Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj demokracisë

3 Maj 2021, 10:02 Nga DOSJA
Kosnett: Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë sulme

KOSOVË– Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë.

Ai deklaron se një shtyp i gjallë dhe i lirë që e informon publikun, fuqizon zërat e ndryshëm dhe mban përgjegjës zyrtarët publikë.

Sipas Express, kjo sipas tij, është edhe përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme.

“Një shtyp i gjallë, i lirë, që e informon publikun, fuqizon zërat e ndryshëm dhe mban përgjegjës zyrtarët publikë, është përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme. Gazetarët e meritojnë respektin dhe mbrojtjen tonë. Kërcënimet dhe sulmet ndaj tyre janë sulme ndaj vetë demokracisë”,- ka thënë ai.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora dita botërore e lirisë së shtypit philip kosnett dita botërore e lirisë së shtypit philip kosnett

Sondazh

Poll