Politike

Nuk u fut në Kuvend! Hapet peticioni për Ori Nebiajn, THIRRJA: E duam në parlament në vend të Vangjel Dules

3 Maj 2021, 08:13 Nga DOSJA

TIRANË– Një peticion është hapur online për përfaqësimin e Ori Nebiajt në Parlament. Në këtë faqe kërkohen 500 firma dhe deri më tani janë grumbulluar 492 firma.

SHKRIMI në peticion:

Shqiptarët meritojnë të përfaqësohen prej personaliteve me integritet dhe që përcjellin zërin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Padrejtësia e përfshirjes në parlament të antishqiptarit Dule, duke lënë jashtë gocën e Tiranës dhe Shqipërisë është në dëmin tonë. Për këtë arsye Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha duhet me patjetër të marr masat e nevojshme në bashkëpunim me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta. Nëqoftëse nuk do arrihet të ndalet dekretimi i vangjel dules, atëherë ky peticion do i drejtohet Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë deri në një referendum mbarëkombëtar për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ori Nebiaj ishte e 18-ta në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, në Tiranë. Pavarësisht se mori rreth 5600 vota, ajo nuk u zgjodh deputete përmes thyerjes së herësit dhe demokratët nxorën 15 deputetë nga kryeqyteti.

Dule ka arritur të fitojë mandatin e deputetit me vetëm 847 vota në zgjedhjet e 25 prillit.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ori nebiaj peicion per ori nebiaj ori nebiaj peicion per ori nebiaj

Sondazh

Poll

Politike 3 Maj 2021, 05:52

BERLIN– Media gjermane “Der Standard” i ka dedikuar një artikull të ashtuquajtur dokumentit “Non paper”, i cili flitet se e ka burimin nga zyra e kryeministrit ...