Politike

I ati i vdiq në helikopterin me Gramoz Pashkon, Artan Koni: Me humbjen e tij u thinja dhe u poqa më shpejt

2 Maj 2021, 20:56 Nga DOSJA
I ati i vdiq në helikopterin me Gramoz Pashkon, Artan Koni: Me humbjen e

TIRANË– Kirurgu urolog Artan Koni ndër të tjera rrëfeu te Ola edhe marrëdhënien që ai ka me familjarët e tij. Sukseset që mjeku ka arritur në jetë ia dedikon nënës së tij, pasi siç ai tregoi ka qenë shumë kërkuese dhe nuk kënaqej me gjërat që Artani arrinte, por i jepte forcë duke i thënë se mundej edhe më shumë.

Artan Koni tha se ka pasur shumë dorë për pikturë, ndërkohë që ishte i mirë edhe në shkencat ekzakte, ndaj babai dhe familjarët donin që ai të behej arkitekt. Por Artani, në fund të gjimnazit vendosi të vazhdojë për mjekësi pasi i pëlqente të ndihmonte njerëzit.

Gjatë rrëfimit për babanë me të cilin ka patur një raport shumë të mirë, u ndal te ngjarja që atij i ndodhi në 2006-n, ku fatkeqësisht humbi edhe jetën. Në një mot jo të mirë, një helikopter u nis me shpejtësi drejt Barit për t’i shpëtuar jetën Gramoz Pashkos, i cili ishte aksidentuar.

Pjesë e stafit që shoqëroi Gramozin ishte edhe babai i Artan Konit, i cili ishte inxhinieri i helikopterit. Ai rrëfeu se nga hetimet për ngjarjen nuk u zbulua asgjë, u gjet vetëm një motor në një pikë të thellë të detit, me të cilin nuk mund të kuptonin se çfarë realisht kishte ndodhur. Mjeku rrëfeu se kjo humbje e madhe ndikoi që ai të piqej më shpejt, të bëhej më i përgjegjshëm. Pas asaj ngjarje të dhimbshme Artani ndihej më i kontrolluar dhe më i vetëpërmbajtur.

Marrë nga Balkanweb

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike artan koni artan koni

Sondazh

Poll

Politike 2 Maj 2021, 15:51

TIRANË– Kreshnik Çollaku, i cili ishte kandidat për deputet në Mat në listat e Partisë Demokratike ka akuzuar kreun e Partisë Socialiste se ka...