Politike

Dita e Lirisë së Medias, Soreca: Liria e shtypit gur themeli i shoqërive demokratike!

3 Maj 2021, 07:26 Nga DOSJA
Dita e Lirisë së Medias, Soreca: Liria e shtypit gur themeli i

TIRANË– Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka ndarë një mesazh në lidhje me ditën botërore të lirisë së shtypit. Ai shkruan se liria e shtypit është një gur i themelit të shoqërive demokratike.

POSTIMI:

Liria e shtypit është një gur themeli i shoqërive demokratike, e cila mund të lulëzojë vetëm nëse qytetarët kanë qasje në informacion të besueshëm dhe mund të bëjnë zgjedhje të informuara. Liria e shtypit do të thotë siguri për të gjithë.

3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë shënohet që nga viti 1993 e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila shërben për t’ua përkujtuar qeverive nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit dhe po ashtu është një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të mediave për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dita botërore e lirisë së shtypit luigi soreca dita botërore e lirisë së shtypit luigi soreca

Sondazh

Poll

Politike 3 Maj 2021, 05:52

BERLIN– Media gjermane “Der Standard” i ka dedikuar një artikull të ashtuquajtur dokumentit “Non paper”, i cili flitet se e ka burimin nga zyra e kryeministrit ...

Politike 2 Maj 2021, 15:51

TIRANË– Kreshnik Çollaku, i cili ishte kandidat për deputet në Mat në listat e Partisë Demokratike ka akuzuar kreun e Partisë Socialiste se ka...