Politike

Andi Lila krah Bashës: Dita e ndryshimit erdhi si mallkim! Jemi me ty kryetar, uragani nuk ndalet

2 Maj 2021, 16:15 Nga DOSJA
Andi Lila krah Bashës: Dita e ndryshimit erdhi si mallkim! Jemi me ty

TIRANË– Koordinator Kombëtar i Sportit në PD, Andi Lila ka treguar publikisht mbështetjen e tij ndaj kryedemokratit Lulzim Basha edhe pas humbjeve në zgjedhjet e 25 prillit. Në një status në rrjetet sociale, Lila shkruan se dita e ndryshimit të madh që ata prisnin erdhi si një mallkim, shkaktuar nga manipulimi i pamatshëm, dhuna e bandave të ushqyera nga tregu zyrtar i hashashit.

Sipas Lilës, Partia Socialiste grabiti shpresën e të ardhmen e fëmijëve. Ai shton se do ta mbështesë gjithmonë Bashës sepse uragani popull tashmë nuk do ndalet e do t’i prijnë bashkë.

“Me privilegjin që z.Basha dhe Partia Demokratike më dhanë si Koordinator Kombëtar i Sportit, kudo ku shkuam, këdo që takuam, vetëm shkëlqimin e shpresës, të optimizmit, ndryshimit e perspektivës me sytë tona vështruam gjithkund.

Por dita e ndryshimit të madh erdhi si një mallkim, shkaktuar nga manipulimi i pamatshëm, dhuna e bandave të ushqyera nga tregu zyrtar i hashashit, shtypja e presioni i administrates, makineria e oligarkëve furnizuar me paratë e siguruara prej taksave publike, policia e drejtësia në këmbë për të avokuar kriminelët. Ato i pushkatuan zgjedhjet e lira si askund në botë e askush në trojet shqiptare.

Ato grabitën shpresën, të ardhmen e fëmijëve tanë. U sollëm si europiane, por u shperblyem si në mesjetën barbare. Por, ne në tokë kurrë nuk ramë. Sfida e vërtetë sa ka nisur. Partia Demokratike, gjithë demokratët e bashkuar me z.Basha në krye, do ja dalim në përballjen me këta manipulatorë. Ne do ju mbështetim, sepse uragani popull tashmë nuk do ndalet, së bashku do i prijmë. Ne jemi këtu,do të jemi këtu,në mbrojtje të demokracisë, sepse ne jemi shqiptarë dhe veç gjuhën amtare flasim,”- shkruan Lila.

Zgjedhjet e 25 prillit 2021 ishin të qeta dhe me incidente minimale në ditën e votimit por ankesat nga partitë edhe këtë vit nuk kanë munguar. Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, dy kandidatët, Asllan Dogjani dhe Ermonela Felaj si dhe Boiken Abazi kanë kërkuar pamjet filmike nga KQZ për të parë procesin e numërimit.

PD e LSI akuzojnë PS-në se krijoi një industri elektorale dhe se vota u manipulua jo vetëm duke u blerë, por me një sërë mjetesh që deformuan vullnetin e qytetarëve. PS doli fituese me 74 mandate, PD me 59, LSI me 4 dhe PSD me 3.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike andi lila lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 andi lila lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 2 Maj 2021, 15:51

TIRANË– Kreshnik Çollaku, i cili ishte kandidat për deputet në Mat në listat e Partisë Demokratike ka akuzuar kreun e Partisë Socialiste se ka...