Politike

PS mbledh 50 firma për të shkarkuar Presidentin: Ndërhyri në zgjedhje dhe krijoi destabilitet! Meta: Shashkë, merruni me kr

3 Maj 2021, 08:00 Nga DOSJA
PS mbledh 50 firma për të shkarkuar Presidentin: Ndërhyri në

TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur votat për nismën e saj për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta. Deri më tani socialistët kanë mbledhur 50 firma deputetësh, disa më shumë nga minimumi për të ngritur një Komision Hetimor në Kuvend. Nisma është prezantuar paraditen e sotme nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Në dokumentin e prezantuar nga Balla, ku pretendon se ka prova që inciojnë shkarkimin e presidentit, mungon firma e kryeministrit Edi Rama. Ndërsa maxhoranca pretendon se kreu i shtetit Meta është përfshirë në fushatë elektorale edhe pse ligji e ndalon.

Pas depozitimit të kërkesës në Kuvend, presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që politika të përqendrohet në mbylljen e procesit zgjedhor, pasi asnjë nuk ka përfunduar. Edhe njëherë, Meta ka kërkuar që të vazhdojë rinumërimi i votave, duke shtuar se duhet hequr vëmendja nga ato që ai i quan “shashka”.

Kjo është hera e dytë që PS-ja përpiqet të shkarkojë Presidentin Ilir Meta, pasi nuk pranoi të dekretonte ministrin Gent Cakaj si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe Sandër Lleshajn për postin e Ministrisë së Brendshme. Kulmi arriti kur Presidenti nuk pranoi të dekretonte 30 qershorin si datën e zgjedhjeve.

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, doli në konkluzionin, se kreu i shtetit ka shkelur kushtetutën me dy dekretet e tij, por nuk çojnë domosdoshmërisht në shkarkimin, e tij, por duhet marrë masa për të evituar situata të tilla në të ardhmen. Sipas Komisionit, veprimet e Metës nuk kanë pasur pasoja të rënda për vendin. Pas deklaratës së Komisionit, Meta dhe Ruçi zhvilluan një takim dhe u zotuan se do të vijonin punën së bashku.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ps shkarkimi i metes 2 ps shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll

Politike 3 Maj 2021, 05:52

BERLIN– Media gjermane “Der Standard” i ka dedikuar një artikull të ashtuquajtur dokumentit “Non paper”, i cili flitet se e ka burimin nga zyra e kryeministrit ...

Politike 2 Maj 2021, 15:51

TIRANË– Kreshnik Çollaku, i cili ishte kandidat për deputet në Mat në listat e Partisë Demokratike ka akuzuar kreun e Partisë Socialiste se ka...