Politike

Rama uron tifozët e Interit ‘nga halli’: Meqë shumë më shkruajnë pse nuk na uron, ja pas 11 vitesh! Lum kush ë

3 Maj 2021, 05:07 Nga DOSJA
Rama uron tifozët e Interit ‘nga halli’: Meqë shumë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar mbrëmjen e djeshme tifozët e Interit për fitimin e titullit kampion në Serie A pas 11 vitesh. Në postim nuk mungon pa u përmendur dhe juventus, skuadra e tij e zemrës.

Rama thotë se ky nuk ishte viti i Juves, por i PS-së që fitoi mandatin e tretë prandaj shton se lum kush është edhe interist edhe socialist këtë herë.

“Meqë shumë miq tifoza të Interit këtu shkruajnë pse nuk na uron, ja edhe urimi i merituar pas 11 vjetësh, falë këtij juventinit që klith këtu në majë të mullarit. Gëzojeni miq, ky s’ishte viti i Juves po i Partisë Socialiste, kështu që secili gëzimin e vet dhe jemi në rregull. *Lum kush është edhe interist edhe socialist këtë herë” shkruan Rama.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 2 Maj 2021, 15:51

TIRANË– Kreshnik Çollaku, i cili ishte kandidat për deputet në Mat në listat e Partisë Demokratike ka akuzuar kreun e Partisë Socialiste se ka...