Politike

2 Maj 2021, 15:51 Nga DOSJA

TIRANË– Kreshnik Çollaku, i cili ishte kandidat për deputet në Mat në listat e Partisë Demokratike ka akuzuar kreun e Partisë Socialiste se ka shpenzuar mbi 3 milionë për të blerë vota në Mat. Në një lidhje në Edicionin e lajmeve në Syri.net, Çollaku tha se bluzat e bardha dhe qytetarë të ndryshëm janë detyrur që të betohen në kokën e familjarëve, dhe nuk kishin zgjidhje tjetër.

Madje Çollaku tha se një burrë i kishte thënë duke u dridhur se nuk kishte çfarë të bënte. Ai shtoi se denoncimet kanë qenë të pafundme në këtë process zgjedhor dhe se Partia Demokratike do të vazhdojë betejën e saj deri në fund.

Në Mat janë harxhuar tre milionë euro për të blerë vota. Më dridhej babai në sy. E kishin bërë të betohej për kokë të fëmijëve. Më thoshte Kreshnik nuk kam çfarë të bëj. I thashë mos e prish benë për fëmijën tënd, mua më mjafton zemra jote. Nuk është rasti i vetëm. Mjekë me bluza të bardha detyroheshin të betoheshin për familjet e tyre që do t’i votonin. Po tentojnë të mbajnë pushtetin me këto forma që nuk kanë të bëjnë aspak me politikën. Këto jqë ju thashë janë shumë të vërteta. Kjo histori nuk ndalet këtu, ia kam premtuar atij babai dhe po ua premtoj të gjithëve.

Provat dhe dëshmitë janë të pafundme nga terreni dhe gjithandej. Këto do të jenë objekti i hetimit. Nuk ka vend për optimizëm të shtuar. Ne nuk do të dorëzohemi, jemi të fortë, jemi në këmbë. Ne kemi humbur betejën por jemi në këmbë për të fituar luftën. Ndryshe vendi do të shkojë drejt një regjimi. Denoncimet nuk kanë fund në këtë poces zgjedhor. Në Mat kandidoja unë jetoj me rrogën time. Përballë kisha një makineri shtetërore që harxhonte 3 milionë euro për vota. Ishte kollaj dhe për ne që të bënim marrëveshje me flukse financiare e krim të organizuar. Por ne e refuzojmë këtë model. Do të vazhdojmë të bëjmë betejën tonë të pastër,”– tha Çollaku.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kreshnik çollaku krimi zgjedhor 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 kreshnik çollaku krimi zgjedhor 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll