Politike

“Nuk i premtuam asgjë dhe na votuan”/ Boiken Abazi tregon eksperiencën gjatë fushatës elektorale: Do të kthehem

2 Maj 2021, 15:33 Nga DOSJA
“Nuk i premtuam asgjë dhe na votuan”/ Boiken Abazi tregon

TIRANË- Kandidati i pavarur që kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit, Boiken Abazi ka treguar eksperiencën e tij gjatë fushatës elektorale. Në një postim në Facebook, Abazi shkruan se gjëja që e ka prekur më shumë është varfëria. Abazi gjithashtu shkruan se edhe pse nuk i premtoi asnjë njerëzve dhe ata prapë e votuan, pasi besonin në programin e tyre. Abazi gjithashtu shkruan se do të kthehen sërish te njerëzit, pasi njerëzit e besojnë.

Postimi i plotë:

Ajo që më ka prekur më shumë në këtë fushatë është varfëria e madhe e shumë qytetarëve që kemi takuar. Pasi pashë rezultatet e disa qendrave të votimit kuptova që shumë prej tyre edhe na kishin votuar. Nuk i kishim premtuar as pare as vende pune. Ata, megjithatë, kishin lexuar programin e na kishin votuar, duke sfiduar pamundësinë e duke hedhur poshtë idenë se njeriu nuk e ruan dinjitetin në varfëri. Besimin e tyre tek ne nuk do ta nëpërkëmbim. Do kthehemi e do t’i takojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur e shumë të tjerë akoma, sepse Lëvizja tashmë është bërë e njohur, e dashur dhe e domosdoshme për gjithë Shqipërinë.

Bioken Abazi nuk arriti që të fitonte mandatin e tij në Tiranë, për shkak se mori vetëm 2993 vota, dhe nuk e kaloi dot pragun e për të fituar një mandat.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike boiken abazi zgjedhjet 25 prill 2021 boiken abazi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll