Politike

Gazetari filmoi grabitjen në Vlorë, Rama ndan videon me të: E njihni? Është Enriku, u bë shpëtimtar në mënyrën më vlo

2 Maj 2021, 12:02 Nga DOSJA
Gazetari filmoi grabitjen në Vlorë, Rama ndan videon me të: E

VLORË– Kryeministri Edi Rama është takuar në Vlorë me gazetarin Enrik Mehmeti, i cili dy ditë më parë filmoi grabitjen që ndodhi dy ditë më parë në një argjendari.

Rama e falenderon gazetarin, që sipas tij, u bë shpëtimtar në mënyrën më vlonjatshme dhe i doli përpara keqbërësve, duke shpëtuar jo vetëm njerëzit, por duke mundësuar edhe ndalimin e tyre.

BISEDA:

Rama: E njihni? Jam këtu me Enrikun. Jam në Vlorë me gazetarin që u bë shpëtimtar në mënyrën më vlonjatshme, i doli përbara keqbërësve, jo vetëm që i shpëtoi njerëzit nga e keqja por mundësoi dhe ndalimin e tyre.

Gazetari: Ishte momentale.

Rama: Momentet e përcaktojnë njeriun. Në momente kritike duken karakteret. kështu që shumë respekt, falënderime e mirënjohje për shembullin e jashtëzakonshëm. Punë të mbarë si gazetar. Edhe një shembull për të gjithë gazetarët, që nuk janë të detyruar të shpëtojnë njerëz nga keqbërja, por të bëjnë çmos që gazetaria të jetë mirëbërëse dhe jo keqbërëse.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama enrik mehmeti edi rama enrik mehmeti

Sondazh

Poll