Bota

Vjosa Osmani uron Pashkët për besimtaret Ortodoks: Uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje!

2 Maj 2021, 12:22 Nga DOSJA
Vjosa Osmani uron Pashkët për besimtaret Ortodoks: Uroj që paqja

KOSOVËPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë besimtarët ortodoks të cilët festojnë ditën e sotme Pashkët.

Në një postim të bërë në ‘Facebook’ ajo ka përmendur edhe situatën pandemike, duke mos lënë pa kujtuar mjekët, të cilët bëjnë të pamundurën për të zvogëluar humbjet.

Postimi i plotë:

“Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Ringjallja, ringritja dhe shpresa janë elementet kryesore të kësaj feste, e cila edhe këtë vit po kremtohet në rrethana jo të lehta për secilin prej nesh.Nëpërmjet solidaritetit dhe urimeve virtuale, sot besimtarët do të mund ta përçojnë mesazhin e Pashkëve, duke respektuar masat anticovid dhe duke uruar që festimi i radhës nuk do të na gjejë të distancuar fizikisht.Festat si kjo janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit me të cilat çdo betejë fitohet, ngjallet shpresa për të ardhmen!Në këtë ditë feste, duhet t`i kujtojmë ata që po bëjnë të pamundurën për t`i zvogëluar humbjet dhe dhimbjet nga pandemia.Kremtet tona tradicionalisht janë shquar për solidaritet të ndërsjellë. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje! Pashkë të mbara për të gjithë besimtarët ortodoksë!”

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora pashket ortodokse vjosa osmani pashket ortodokse vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2021, 12:04

Hetimi i krimeve të luftës me katër prokurorë

Fetah Berisha nga fshati Burim, komuna e Vushtrrisë, ka të vrarë gjatë luftës babain dhe xhaxhain, ndërsa një vëlla të zhdukur. Berisha tregon për Radion Evropa...

Bota 2 Maj 2021, 11:27

SpaceX kthen me sukses astronautët në Tokë

Një anije kozmike e krijuar nga kompania private amerikane SpaceX ka kthyer në Tokë katër astronautë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.Agjencia amerikane e Ha...

Bota 2 Maj 2021, 07:41

Shkenca e vaksinave pas pandemisë

Virusi i parë të cilit iu bë sekuenca e gjenomës ishte një krijesë e errët e vogël e quajtur MS2. 3569 bazat nukleotide të ARN-së që përmbante u publikuan në vi...