Sport

Ndreu i zhgënjyer: “Jemi konfuzë, por nuk ka mbaruar asgjë, jemi përpara Skënderbeut”

2 Maj 2021, 16:51 Nga DOSJA
Ndreu i zhgënjyer: “Jemi konfuzë, por nuk ka mbaruar asgjë,

KAMEZ – Trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu është shfaqur i zhgënjyer me skuadrën e tij, pas humbjes 2-0 me Skënderbeun. Pas ndeshjes, trajneri i krutanëve, për mikrofonat e emisionit “Gol pas Goli” në Supersport, ndër të tjera tha se nuk e kuptoi skuadrën e tij, që kërkonte me ngulm fitoren.

“Për sa i përket lojës, deri në momentin që ishim me 11 lojtarë, po bënim mirë, me pak kujdes edhe mund ta fitonim. Disa lojtarë mendojnë që çdo kundërshtar që është poshtë nesh, mund ta fitojmë. Sot mund të merrnim një barazim, linim Korçën poshtë dhe ishim mirë. Kemi punuar gjatë javës për këtë. Në pushim të pjesës së parë, unë kërkova vetëm të ruhej qetësia.

Jemi konfuzë dhe shpresojmë të ecim para. Nuk ka mbaruar asgjë, jemi para Korçës. Duhet të shikojmë përpara. Fati dhe tensioni nuk e sjellin golin. Kur je konfuz, ke edhe fatin kundër. U bënë disa javë që i them lojtarëve që është fundi i kampionatit dhe duhet të jemi të përqendruar. Do mundohemi që në ndehejt në vazhdim të bëjmë maksimumin dhe të mbijetojmë.

Tensioni është evident, nuk kemi si e shmangim. Mosha e re e lojtarëve, nuk janë lojtarë që mbajnë presionin. Bëjmë gabime amatore. Edhe me 10 lojtarë bëmë mirë. Futbolli do qetësi, që të ecësh para. Edhe 5 ndeshje janë, varet se sa të aftë do jemi ne për ta mbajtur skuadrën larg tensionit. Duhet qetësi. Unë kam besim që edhe në ndeshjet në vijim. Mesa po shikoj në këtë fund kampionati, mbijetesa do ndahet me Bylisin.

Aktivizimi i Devid sot, nuk ishte mendimi i imi. Për mua nuk do e aktivizoja fare. Kishte shumë kohë pa luajtur me top. Nëse ishim me 10 lojtarë, me atë mbetem me 9 lojtarë. Është e kotë që ta fusësh në lojë. Do vazhdojmë nuk kemi çfarë të bëjmë,”- deklaroi trajneri i krutanëve Ndreu.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ramazan ndreu skenderbeu trajneri i kastriotit trjneri i krutaneve ramazan ndreu skenderbeu trajneri i kastriotit trjneri i krutaneve

Sondazh

Poll

Sport 2 Maj 2021, 14:53

MILANO– Kontrata e portierit të Milanit Gianluigi Donnarummas i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe nuk po arrihet gjuha e përbashkët financiare ...